Milo, takime në Roskovec: Pushteti të respektojë kontratën me votuesit

14/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale  Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në Roskovec, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.

Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

“Ne kërkojmë që në emër të ligjit, në emër të zbatimit të tij, të rikthehet vëmëndja dhe të zbatohet kontrata, jo vetëm kontrata shtetërore por edhe kontrata qytetare sepse më e rëndësishme është kontrata me qytetarët se sa kontrata me ligjin n.q.s ligji nuk zbatohet. Ne mbështesim qytetarët e kësaj zone, të bashkisë së Roskovecit, për një trajtim serioz, për një dëmshpërblim deri në fund, të të gjitha dëmeve që iu janë krijuar qytetarëve, nga qeverisja dhe shfrytëzimi i papërgjegjshëm i zonës naftëmbajtëse këtu”, tha Milo.

Top Channel