7-vjeçari thyen rekordin “Guinness”

14/06/2015 00:00

Një 7-vjeçar ka thyer rekordin botëror “Guinness” për më së shumti përplasje duarsh brenda një ore. Squish, emri i djalit, e ka arritur këtë gjë në Festivalin “Bonnaroo”.

Squish u rikthye këtë vit për të vënë një rekord të ri me 2392 përplasje duarsh brenda një ore. Më parë, këtë rekord e mbante Ram Kadam me 2181 përplasje duarsh për të njëjtën periudhë kohore.

Mijëra persona u rreshtuan dhe parakaluan një nga një para djaloshit, në mënyrë që ta ndihmonin të thyente rekordin. Ndërkohë, Squish qëndronte si një robot me dorën e djathtë të ngritur, duke pritur duar që përplaseshin me të tijën.

7-vjeçari është stërvitur me të ëmën, Amy Spears për të thyer këtë rekord. Të dy u bënë të njohur në vitin 2013, ku përmes një videoje qesharake kërkuan nga organizatorët e Festivalit “Bonnaroo” të shtonin në listën e artistëve edhe këngëtarin norvegjez Bernhoft.

Marrëveshja ishte që, në rast se do të ftohej norvegjezi, atëherë Squish do t’ia qethte kokën “zero” nënës së tij. Në të vërtetë, artisti norvegjez u ftua, edhe e ëma u qeth. Po në këtë vit, 7-vjeçari u ngjit në skenë me grupin “Haim”.

Top Channel