Takimet përmbyllëse në Kashar dhe në Farkë, Veliaj: Votë për drejtimin e duhur

14/06/2015 00:00

Kur mbeten pak më shumë se 160 orë nga hapja e qendrave të votimit, nga Farka, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj, ripërsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve për të dalë në votime dhe për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur.

“Është e rëndësishme që të çojmë çdo njeri në votime; është e rëndësishme që të të gjithë këtë pozitivitet ta çojmë në kutitë e votimit”, tha Veliaj.

Më pas, ai është ndalur në Kashar, ku ka zhvilluar një takim përmbyllës me banorët e kësaj zone. Veliaj, duke bërë thirrje për të votuar Partinë Socialiste dhe numrin 6, theksoi se dhe një votë e vetme mund të bëjë diferencën.

“Në 7 ditët e ardhshme kemi nevojë për çdo votë, për çdo njeri. Vetëm një votë bën diferencën nga një qytet i pisët dhe një qyteti të pastër.”, tha Veliaj.

Top Channel