Basha: Rama-Meta nuk kanë ofertë dhe rrugëzgjidhje për problemet e popullit

15/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se qeveria aktuale ka mallkuar popullin me varfëri, mjerim dhe pasiguri e për këtë do të marrin dhe ndëshkimin më 21 Qershor.

“Pasi e ka parë se nuk i funksionojnë premtimet dhe kërcënimet, ka filluar me mallkime, është bërë si ai qesharaku që thoshte, të zëntë sëmundja po s’më votove mua”, tha Basha.
 
Kryetari i PD-së shtoi se, asgjë nuk e shuan shpresën e qytetarëve dhe nuk mund t’i mposhtë ëndrrat e tyre: “Në këto dy vite pllakosi një varfëri edhe më e madhe, u shtua papunësia, u rrit kostoja e jetesës u rritën çmimet dhe taksat, njerëzit u zhytën në varfëri e në dëshpërim të thellë, por dyshja Rama-Meta nuk i ka prioritet këto halle. Këto dy vite nuk bëri asgjë për t’ju ndihmuar. Përkundrazi, ua bëri edhe më të vështirë jetën, ndaj jemi mbledhur këtu, për të ndalur këtë të keqe, për t’i thënë stop kësaj mënxyre dhe do t’i themi me votë”.

Top Channel