Romanca Swift-Harris po shkon në rrugën e duhur

15/06/2015 00:00

Taylor Swift po planifikon të takojë prindërit e Calvin Harris. 25-vjeçaren duket se e pret një javë tepër e zënë, pasi ajo, përveçse po përgatitet për të nisur turin e saj botëror “1989”, tashmë ka në plan të takojë edhe familjen e të dashurit gjatë kohës që do të performojë në Gllasgou të Skocisë.

Mësohet se Calvin ka rezervuar një dhomë të veçantë ngrënieje në restorantin “Ubiquitous Chip” për këtë takim. Mamaja e Taylor, Andrea, gjithashtu mendohet të jetë në këtë mbrëmje, edhe pse është në mes të një trajtimi ndaj kancerit.

Këngëtarja e famshme amerikane ka nisur të shoqërohet me DJ-n skocez në muajin mars dhe ditët e fundit ajo ka postuar në rrjetet e sociale edhe fotografi të romancës së tyre.

Top Channel