Meta, në Përrenjas: Kemi kandidaten më të mirë, do të fitojmë

15/06/2015 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në një miting në Rrajcë të Përrenjasit, në mbështetje të kandidates së Aleancës për Shqipërinë Europiane, Miranda Rira.

Në fjalën e tij, Meta shprehu bindjen për fitoren e zonjës Rira në zgjedhjet e 21 Qershorit, ndërsa vlerësoi maksimalisht kandidaturën e saj.

“Patjetër ne do të fitojmë, sepse ne kemi kandidaten më të mirë Miranda Rirën, që është vajza juaj. Miranda la mandatin e deputetes duke e bërë në emër të dashurisë që ka për Rrajcën, që ka për gjithë zonën e saj për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Bashkisë së re të Përrenjasit, në mënyrë që ta shndërrojë atë, me mbështetjen tuaj në 21 Qershor dhe me mbështetjen tonë të jashtëzakonshme duke filluar nga 22 qershori, në një shembull të qeverisjes vendore në të gjithë vendin. Dhe unë kam besim të plotë se Miranda, me aftësitë e saj, me njohuritë e saj, me diturinë e saj, me përvojën, por edhe me këmbënguljen e jashtëzakonshme që ajo ka dhe që i çon gjërat deri në fund, do të arrijë që të menaxhojë dhe të administrojë në mënyrë më të mirë dhe më të shkëlqyer në interes të komunitetit tuaj, Bashkinë e re të madhe të Përrenjasit”, tha Meta.

Ndërsa kandidatja Rira, duke prezantuar programin e saj për drejtimin e Bashkisë së Prrenjasit, tha se në fokus do të jetë rritja e punësimit.

Top Channel