Gara për Shtëpinë e Bardhë, Clinton në Ajoua

15/06/2015 00:00

Hillary Clinton po e përshkallëzon më tej fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale.

Të dielën, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e njëkohësisht edhe ish-shefe e diplomacisë amerikane ndaloi në Ajoua, në përpjekje për të regjistruar vullnetarë politikë për fushatën e saj.

Ajoua e priti ftohtë zonjën Clinton në presidencialet e vitit 2008, por në mitingun e djeshëm, pjesëmarrja e njerëzve ishte mjaft e madhe.

Ky konsiderohet si tubimi i parë i rëndësishëm i Hillary Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel