Thaçi, vizitë zyrtare në Norvegji; takime me zyrtarë të lartë

15/06/2015 00:00

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi po zhvillon një vizitë dyditore në Mbretërinë e Norvegjisë.

Gjatë qëndrimit në Oslo, Thaçi do të takohet me homologun norvegjez Borge Brende, me ministrin për Zonën Ekonomike Evropiane, Vidar Helgesen, si dhe me anëtarët e Komisionit parlamentar për punët e jashtme dhe të mbrojtjes në Stortinget.

Thaçi shoqërohet në këtë vizitë edhe nga ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Institutin Norvegjez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa në fund do të marrë pjesë në Forumin “Oslo 2015”.

Top Channel