Beteja me ISIS, kurdët drejt kufirit me Sirinë

15/06/2015 00:00

Forcat kurde i janë afruar një qyteti në kufirin e Sirisë me Turqinë gjatë kundër-ofensivës për zmbrapsjen e forcave të Shtetit Islamik. Rimarrja e qytetit Tal Abyad do të ndërpriste edhe një linjë të rëndësishme furnizimi të ISIS-it.

Mijëra civilë sirianë janë detyruar të largohen prej luftimeve në kufirin verior. Shumë prej tyre vazhdojnë të përpiqen të kalojnë kufirin për në Turqi. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur së fundi shqetësimin se largimi i refugjatëve mund të krijojë hapësira që grupimet kurde të zgjerojnë territorin.

Ai vetë është shprehur kundër sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pasi mendon se ato godasin objektiva arabe e turkmene dhe krijojnë më shumë territor për kurdët.

Top Channel