Në gjykatë, kolumbiani që u kap me 256 kg. kokainë

15/06/2015 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim shtetasin Cesar Augusto Pelaez Triana. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, mbetur në tentativë.

Shtetasi kolumbian, me nënshtetësi spanjolle, u arrestua në Shqipëri një vit më parë. Në bazë të hetimeve mësohet se ai kishte si detyrë marrjen e parave nga pritësit e një sasie prej 256 kg. kokainë.

Droga u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi në një anije tregtare, destinacioni i të cilës dyshohet se ishte Shqipëria.

Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda bën të ditur, se në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe të huaja, është duke vijuar hetimin për zbulimin e porositësve të lëndës narkotike.

Top Channel