KMSH, apel besimtarëve për të votuar: Distancohemi nga ata që keqpërdorin emrin tonë

15/06/2015 00:00

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka apeluar ndaj besimtarëve dhe qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e 21 Qershorit. Nga ana tjetër, Komuniteti distancohet nga ata që përdorin emrin e tij për fushatë elektorale.

“Duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të votës së lirë si një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari, Komuniteti Mysliman u bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që ta përmbushin këtë detyrim në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë.

KMSH, në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi shpreh paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e Komunitetit dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale.
 
Ne inkurajojmë të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lire, sikurse ata individualisht e gjykojnë të arsyeshme, për të dhënë kështu kontributin për qytetin e tyre”, lexohet në apelin e Komuniteti Mysliman të Shqipërisë.

Top Channel