Lëvizje në policinë e Tiranës, Edmond Meshini emërohet zv.drejtor për rendin

15/06/2015 00:00

Policia e kryeqytetit u është nënshtruar lëvizjeve në rang drejtuesish. Edmond Meshini do të jetë zv.drejtori për rendin dhe sigurinë.

Ai do të zëvendësojë në këtë post, Ardi Veliun. Ky i fundit do të transferohet në Akademinë e Policisë.

Më herët, Meshini ka mbajtur postin e shefit të krimeve të komisariatit nr. 5 në Tiranë.

Top Channel