Milo, në Mallakastër; Diskutim me banorët rreth problemeve të ndotjes nga nafta

15/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, z. Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, zhvilloi një takim në Mallakastër, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.

Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.  Ai e vuri theksin tek shqetësimi shumë i madh që kanë banorët e Mallakastrës nga “Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës”, i cili po ndot mjedisin.

Ky duhet të jetë një angazhim shumë i madh që duhet të marri qeverisja vendore, me qëllim që t’i japi fund kësaj situate mjaft dramatike për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit në Mallakastër.

“Javët e fundit po përballeni me një shqetësim shumë të madh, këtu në Mallakastër apo gjatë gjithë rjedhës së lumit Vjosë, deri në Fier. Ai pisllëk i madh që prodhohet dhe derdhet pa asnjë pikë përgjegjësie, që dëmton shëndetin, e njerëzve, dëmton mjedisin. Ky është një angazhim i madh që duhet të marri qeverisja vendore, me qëllim që t’i japi fund, kësaj situate dramatike që është krijuar këtu nga ndotja e mjedisit”, tha Milo.

Top Channel