Kolmanskop, qyteti fantazmë i ‘gjahtarëve” të diamantit

15/06/2015 00:00

Qyteti i braktisur Kolmanskop, në Namibi është krijuar nga minatorët e diamantëve, të cilët qëndruan për 50 vite para së të shkonin në një tjetër burim të pasur.

Të shohësh qytetin fantazmë ku rrugët janë të mbuluara nga rëra, e vetmja zhurmë që dëgjon është ajo e erës. Këto duna kanë mbushur ndërtesat e braktisura, ku dikur jetonin qindra familje.

Ndërsa sot, dhomat e braktisura, spitalet, ndërtesat e komunës së Kolmanskop në Namibi, në jugperëndim të Afrikës, janë të mbuluara nga rëra. Dikur jetonin 700 familje. Qyteti i braktisur ishte krijuar nga minatorët, të cilët u zhvendosën në vitet 1900, kur u gjetën diamante në rërë.

Por punëtorët dhe familjarët e tyre u larguan 50 vite më vonë, kur minierat u thanë, dhe diamanti i pasur u gjet më në jug të vendit. Tashmë, e vetmja jetë në këtë qytet janë turistët, të cilët janë kuriozë të shohin këto ndërtesa.

Infermieri Robert Postma, autor i fotove, udhëtoi nga shtëpia e tij në Kanada, për të kapur këto pamje.

“Është një ndjesi e çuditshme të ecësh mes këtyre shtëpive, kur dikur kanë jetuar njerëz dhe aty ka pasur shpresa dhe ëndrra. Të jep ndjesinë e përhumbjes dhe të bën të mendosh se ku janë ato ëndrra dhe ku janë sot ata njerëz që kanë jetuar këtu”, thotë Postma.

FOTO GALERI
1/6
I braktisur 50 vite më parë, sot është i mbuluar nga rëra

Top Channel