Ja 5 “besimet” që ju bëjnë të pasuksesshëm

15/06/2015 00:00

Në botë ka shumë njerëz të suksesshëm, por edhe ata që ngecin në profesionet ku janë. Në shumë raste, arsyeje për këtë është se ata besojnë se nuk janë mjaftushëm të mirë për një punë, sepse ata zgjedhin fjali negative me të cilat bindin veten se nuk mund të jenë të suksesshëm.

Ka shumë rëndësi në çfarë besoni. Ne kemi zgjedhur pesë “besime” që mund të “vrasin” suksesin tuaj. Fjalitë negative largojini nga mendja juaj dhe mos ia përsërisini çdo orë, ndërsa besimet e mëposhtme ndryshojini.

1. Kjo nuk mund të ndodhë
Ka shumë besime negative, por kjo është e para. Këtë fjali zëvendësoni me “Unë mund ta bëj” dhe mund të ndryshoni rezultatet tuaja. Shikoni përreth. Nuk ka qenë ashtu siç duket. Ka pasur një fillim, ka pasur një zgjidhje dhe gjërat janë kështu siç janë. Prandaj, largojeni këtë fjali nga mendja juaj.

2. Frika nuk mund të tejkalohet
Duhet ta kuptoni që frikë kanë të gjithë, por ju nuk mund të jetoni gjithmonë me frikën. Duhet ta tejkaloni atë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Sa herë shikoheni në pasqyre thuajini vetes që jeni të guximshëm. Mos u pajtoni me faktin që frika nuk mund të tejkalohet.

3. Do të rregullohet me kohë
Jo, nuk do të rregullohet. Duhet t’i shtyni ju gjërat përpara. Vetëm mendjet pasive ia lënë gjërat kohës. Suksesi nuk është dhuratë, ai vjen pas një pune të madhe. Njerëzit e suksesshëm nuk mund të presin nga dikush tjetër, duhet të ngriheni dhe të vazhdoni përpara.

4. Ju jeni më të mirë se të gjithë të tjerët 
Vetëbesimi është një gjë e mirë, por duhet të keni kujdes. Disa thonë se ata janë më të mirë se kolegët e tyre, dhe përfundojnë më poshtë se ata. Mos e merrni si sfidë për të triumfuar përballë të tjerëve, merreni si bashkëpunim. Bashkë mund të shkoni larg. Nëse e izoloni veten tuaj, duke ia përsëritur gjithmonë këtë fjali, nuk do të arrini asgjëkundi.

5. Jeni më pak të kualifikuar nga sa jeni në të vërtetë
Ka shumë njerëz, shumë të aftë, të cilët kanë frikë të vazhdojnë përpara, sepse mendojnë që nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar. Nuk keni pse të krijoni dyshime, nëse do mund ta bëni një punë, duke u krahasuar me dikë tjetër.

Top Channel