“Unbreakable”, turneu i Jackson nis më 31 gusht

15/06/2015 00:00

Janet Jackson është duke u përgatitur për të nxjerrë në treg albumin e saj të parë në shtatë vite, por gjithashtu edhe për turneun e saj që pritet të nisë më 31 gusht.

Ajo ka zbuluar se do të ketë 36 ndalesa për turneun, të cilin e ka quajtur “Unbreakable”. Jackson do të jetë në të gjitha shtetet e SHBA-ve. Ky do të jetë turneu i parë i saj që nga viti 2011, ndërsa do të jetë i shtati në total në të gjithë karrierën.

Posterin për këtë turne, Jackson e ka publikuar në Twitter. Përderisa kemi një datë zyrtare për turneun e saj, ende nuk bëhet e ditur se kur do të dalë në treg albumi i Jackson.

Albumi i fundit i saj daton në vitin 2008 dhe numëron dhjetë të tillë në gjithë karrierën. Adhuruesit e saj, përmes rrjeteve sociale, shpesh i kanë kërkuar që t’i rikthehet muzikës, pasi sipas tyre, ajo i mungon skenës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel