Ata janë ritakuar pas 6 dekadash për të përjetuar edhe njëherë emocionet e shkollës.

Një pjesë e grupit të maturantëve të vitit 1955, në shkollën “Vojo Kushi” në Tiranë, vizituan godinën ku dikur ishte shkolla e tyre. Kjo ndërtesë, sot kryen funksione të tjera shtetërore dhe asgjë nuk e lidh më me të kaluarën, ku përgatiteshin mjeshtra të sportit.

Ishin më shumë se 30 veta në maturë, por pothuajse gjysma nuk jetojnë më. Edhe për ata kanë menduar shokët dhe shoqet… një qiri dhe lule në kujtim të tyre.

I kujtojnë me mall ditët e shkollës, bëjnë fotografi për të pasur një tjetër kujtim nga shkolla e dikurshme.

Pas vizitës në ambientet e ish-shkollës së tyre, ata kanë organizuar edhe një drekë. Festojnë dhe gëzojnë për miqësinë, shëndetin, për vetë jetën!

Top Channel