Nuk çregjistrohet kandidati i PD në Kurbin. KQZ: Nuk ka lidhje me Këlcyrën

15/06/2015 00:00

Për të dytën herë, KQZ nuk ka pranuar kërkesën për dorëheqje të kandidatit të PD-së në Kurbin, Altin Biba.

Këtë herë, kërkesën për çregjistrimin e tij e kishte bërë vetë selia blu, mbështetur edhe në rastin e Këlcyrës, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i pranoi kërkesën demokratëve për çregjistrimin e kandidatit të saj.

Por në ndryshim nga Këlcyra, që PD e kërkoi çregjistrimin në kuadër të dekriminalizimit, këtë herë për shkak se arsyeja nuk ishte e njëjta dhe për shkak se për rastin e Kurbinit ka një vendim të Kolegjit Zgjedhor, KQZ nuk e pranoi kërkesën për dorëheqjen e tij.

Kjo është për shkak të prodhimit të fletës së votimit, edhe për të mos krijuar precedentë të dorëheqjeve të tjera, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve.

Top Channel