“Fiks Fare” zbardh skemën, ja si u kërkuan paratë nga gjyqtarja e Lezhës

15/06/2015 00:00

“Fiks Fare” ka zbardhur të hënën në mbrëmje skemën e arrestimit të gjyqtares së Shkallës së Parë të Lezhës, Parashqevi Ademaj dhe avokatit Gjovalin Noka.

Emisioni investigativ ka treguar me pamje të gjithë këtë skemë, që nga ankesa e qytetarëve që ishin të pandehur në çështjen penale që u shqyrtua nga kjo gjyqtare, pazarin e bërë nga avokati Noka që kërkonte 200 mijë lekë të reja në emër të gjyqtares, seancën gjyqësore, dorëzimin e parave të kërkuara nga avokati dhe vënien nën pranga nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Ndoka u prangosen mesditen e datës 11 qershor pas urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa dy ditë më pas, Këshilli i Lartë i Drejtësisë autorizoi hetimin e mëtejshm të saj.

Ndërkaq, një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtaren e Lezhës, Parashqevi Ademi dhe avokatin Gjovalin Ndokaj.
 
Sipas Prokurorisë, arrestimi i të dyshuarve u krye për veprën e “korrupsionit pasiv në bashkëpunim”, ndërsa janë sekuestruar si provë materiale edhe 200 mijë lekë të reja, që të dyshuarit po i ndanin me njëri-tjetrin.

Top Channel