Keni probleme me gjumin? Kujdes me zemrën!

15/06/2015 00:00

Nëse keni probleme me gjumin, atëherë rrezikoni të keni një sulm kardiak në shkallë të njëjtë, sa edhe një person që konsumon duhan.

Një kërkim i fundit ka treguar se personat që flejnë më pak se shtatë orë, rrezikohen katër herë më shumë nga një sulm kardiak se sa ata që kanë një orar të rregullt për gjumin.

“Gjumi nuk është diçka e parëndësishme. Problemet me gjumin janë të lidhura me sulmin kardiak. Nëse nuk flini majftueshëm, atëherë rrezikoni probleme serioze shëndetësore, njëjtë sikurse ata që konusmojnë duhanin”, është shprehur profesori Valery Gafarov, nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Studimi ka filluar në vitin 1994, ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit është vlerësuar cilësia e gjumit, nëse ata flejnë mjaftueshëm. Më pas, ata kanë analizuar pacientët që kishin sulme kardiake në 14 vitet në vazhdim. Personat që ishin shprehur se kishin probleme me gjumin, ishin më të goditurit nga sulmet kardiake.

Personat që kanë probleme me gjumin, gjithashtu kanë probleme edhe me të ushqyerit, janë depresivë, nuk janë miqësorë, ndërsa kanë edhe probleme sociale.

Ky studim ka përfshirë 627 meshkuj, nga mosha 25 deri në 64 vjeç, që nuk kanë pasur asnjëherë probleme me zemrën në të shkuarën. Studimi është realizuar në qytetin Novosibirsk të Rusisë.

Top Channel