Presidenti i Sudanit largohet nga vendi, akuzohet për krime lufte

16/06/2015 00:00

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, është larguar nga një aeroport ushtarak i Afrikës së Jugut në kundërshtim me Gjykatën e Lartë të vendit, e cila është në procedurë e sipër për të lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për të.

Largimi i Presidentit, i menjëhershëm dhe pa destinacion të ditur, erdhi mes thirrjeve urgjente nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, BE dhe SHBA, që Bashir të ndalohet.

Por ky fluturimi është një pengesë e madhe për autoritetin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Lideri sudanez është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për mizoritë e kryera në konfliktin e Darfurit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, thuajse 300 mijë njerëz kanë vdekur nga konflikti dhe 2 milionë vetë janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Top Channel