Nëntë të arrestuar në Hong Kong, po përgatisnin akte terroriste

16/06/2015 00:00

Policia në Hong Kong ka arrestuar nëntë persona të dyshuar se do te kryenin akte terroriste në vend.

Arrestimet vijnë në të njëjtën javë, kur ligjvënësit do të votojnë për një reformë politike, e cila ka hapur shumë debate në vend.

Zëdhënësi i policisë në Hong Kong nuk bëri një lidhje të drejtpërdrejtë mes arrestimeve dhe votimit, por tha se të paktën një nga të dyshuarit i përkiste  një “grupi radikal në Lindjen e Mesme”.

Por disa media lokale, duke cituar burime nga policia, thanë se personat e ndaluar do të kryenin sulme ditën e votimit.

Një prej drejtuesve të policisë tha se dy prej të arrestuarve u janë gjetur kimikate, të cilat mendohet se do të përdoreshin si eksploziv. Ndërsa personave të tjerë u janë sekuestruar disa armë zjarri dhe mjete të tjera, që do t’i ndihmonin në kryerjen e sulmeve.

Top Channel