Operacion antidrogë në Itali, urdhër-arresti për 15 shqiptarë

16/06/2015 00:00

Policia e Barit ka sekuestruar 13.5 kilogramë heroinë në një operacion antidrogë dhe ka lëshuar urdhër-arresti për 20 persona, mes tyre 15 shqiptarë.

Policia italiane njoftoi goditjen e një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Altamurës, por që e kishte shtrirë aktivitetin e saj edhe në Pulja, Toskanë dhe Abruzo.

Gjatë hetimeve u zbulua një laborator i përpunimit të lëndëve narkotike në Altamura, ku kryhej përgatitja dhe paketimi i drogës.

Gjatë superaksionit, ku u arrestuan 15 shqiptarë dhe 5 italianë, u sekuestrua një sasi heroine prej 13.5 kg, vlera e së cilës, sipas përllogaritjeve paraprake, arrin në 1 milion euro.

Policia nuk ka dhënë ende identitetet e të arrestuarve, por tha se po bashkëpunon edhe me policinë shqiptare në hetimet e mëtejshme.

Top Channel