Gjyqi ndaj imamëve, Duka: Fadil Myslimani më shtyu drej Islamit

16/06/2015 00:00

Është zhvilluar të martën në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e radhës e gjyqit ndaj imamëve. Para trupit gjykues ka dëshmuar dëshmitari Besmir Duka.

Ai deklaroi para trupit gjykues se Fadil Myslimani ishte personi që e shtyu drejt Islamit.

Javën e kaluar, dëshmoi shtetasi Edmond Shpataraku, i cili ka deklaruar se ka udhëtuar disa herë drejt Sirisë me një shtetas shqiptar tjetër, për të luftuar përkrah militantëve të ISIS.

“Me Gerti Pashajn kemi udhëtuar bashkë drejt Sirisë. Kam qenë dy herë në Siri për të ndihmuar vëllezërit myslimanë”, ka dëshmuar Shpataraku.

Top Channel