Arsenal armësh në shtëpi, arrestohet 20-vjeçari

16/06/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi në shtëpinë e tij i është gjetur arsenal armësh. Benard Mhillaj, nga Lezha kishte marrë me qira një apartament në Shkodër.

Në kontrollin e ushtruar në këtë apartament në lagjen “Partizani” policia gjeti një pistoletë TT, me krehër të vendosur me 6 fishekë, një thikë në formë biçaku me gjatësi të përgjithshme 21.5 cm, si dhe një maskë me ngjyrë të zezë.

Mbi të riun rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtjes së armëve të ftohta, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel