Në pranga dy të rinj, plagosën dy persona

16/06/2015 00:00

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Pukës për plagosje të lehtë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e të hënës.

Elham Kuçi, 23 vjeç, dhe Visar Dodani, 22 vjeç, kanë plagosur me grushte e sende të forta shtetasit me inicialet K. M., 30 vjeç dhe E. Ç., 50 vjeç. Gjatë konfliktit, ata kanë dëmtuar xhamin dhe pasqyrën e automjetit në pronësi të K. M.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ku Elhami Kuçi nuk u është bindur urdhrave. Mbi të rinjtë rëndon akuza për plagosje të lehtë me dashje, shkatërrim prone dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Top Channel