10 ushqime që nuk duhen vendosur në frigorifer

16/06/2015 00:00

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, frigoriferi është pajisja shtëpiake më e dashur për të mbajtur të freskëta apo të ngrira disa ushqime. Por jo të gjitha ushqimet duhet të vendosën në frigorifer. Disa prej tyre e kanë “armik”.

Ja dhjetë ushqimet që nuk duhen vendosur në frigorifer:

Qepa
Lagështia e frigoriferit i bën ato të buta dhe të mykura. Mbajini qepët në vend të freskët e të thatë. Por mos i vendosni afër patateve. Nëse i lini bashkë ato do të prishen më shpejt.

Kafeja
Të lësh kokrrën e kafesë apo vetë kafenë në frigorifer…humbet shijen, madje mund të marrë dhe erërat e ushqimeve të tjera. Një pjesë të madhe të saj vendoseni në ngrirje, ndërsa një pjesë të vogël në një vend të freskët e të errët.

Vaji i ullirit
Vendosja e tij në frigorifer do ta kondensojë dhe do ta bëjë më të trashë, pak a shumë si gjalpë.

Patatet
Nëse i mban patatet në frigorifer, ato do të bëhen të ëmbla dhe të ashpra. Kjo pasi temperatura e ftohtë e kthen niseshten në sheqer shumë shpejt. Do të ishte më mirë t’i mbani ato në një çantë letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë.

Domatet
Domatet e humbin të gjithë shijen e tyre në frigorifer, pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes. Gjithashtu, ruajtja në frigorifer u ndryshon dhe shijen.

Borziloku
Borzilokun duhet ta mbani në një gotë me ujë të freskët, njësoj si lulet. Në frigorifer ajo do të prishet shumë shpejt dhe do të marrë erën e ushqimeve të tjera.

Mjalti
Mjalti do të qëndrojë i mirë përgjithmonë, nëse e mbani të mbyllur hermetikisht në temperaturë dhome.

Hudhra
Nëse e vendosni në frigorifer ajo do të fillojë të hapet dhe të do të forcohet. Për të shmangur prishjen dhe mykjen e tyre duhet t’i ruani në vend të thatë dhe të freskët.

Buka
Frigoriferi do e thajë shumë shpejt bukën. Megjithatë, përjashtim kanë rastet kur buka është në feta dhe keni në plan ta përdorni në ditët e ardhshme.

Avokado
Keni parë një avokado të piqet? Mos i vendosni ato në frigorifer. Megjithatë, pasi janë pjekur dhe nuk do t’i përdorni të gjitha, mund t’i vendosni në frigorifer.

Top Channel