Probleme me shëndetin, Stromae anulon turin në Afrikë

16/06/2015 00:00

Stromae është detyruar të bëjë një pushim të gjatë, për shkak të problemeve me shëndetin. Ai ka anuluar të gjitha datat ardhshme të turit të tij, deri më 12 gusht.

Ka qenë menaxheri i shtëpisë diskografike me të cilën punon këngëtari, që ka bërë të ditur lajmin.

Sipas tij, problemet me shëndetin “kanë të bëjnë me efekte dytësore të një trajtimi profilaktik kundër malaries”.

Stromae, emri i vërtetë i të cilit është Paul Van Haver, me kombësi belge, por me origjinë nga Ruanda, në javët e fundit ishte i impenjuar në një tur në qytete të ndryshme afrikane.

Top Channel