Policia, gati për sezonin turistik, Tahiri: 31 stacione policore të lëvizshme

16/06/2015 00:00

Policia do të kalojë në gatishmëri të plotë në pritje të sezonit turistik. Të paktën 31 stacione policore të lëvizshme do të jenë në plazhet shqiptare për të përmirësuar shërbimin e policisë ndaj turistëve.

Planin e masave të Qeverisë për sezonin e ri turistik e ka prezantuar në Shëngjin Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ne besojmë që shërbimi i mirë për qytetarët fillon nga siguria. Me Policinë e Shtetit ka nisur që me ndryshimin e uniformës për sezonin veror. Është kjo arsyeja që kanë filluar tashmë punonjësit e policisë me uniformën e formatit veror, që e bën shumë më të pranueshëm punonjësin e policisë për qytetarët. Së bashku me zinxhirin e kompetencave që i delegohen stacioneve provizore të policisë, për të garantuar shërbim cilësor me qytetarët dhe sezonin turistik makinerinë e vërtetë ekonomike dhe me shërbime cilësore për qytetarët, ashtu siç e kemi në strategjinë tonë dhe siç duhet të jetë për qytetarët”, tha ministri Tahiri.

Sipas ministrit të Brendshëm, Qeveria ka marrë masa edhe për pastërtinë e plazheve, si element kyç për të ftuar turistët dhe për të garantuar cilësinë e plazheve. 

Top Channel