Mediu në Kavajë mbështet Carën

16/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është pritur nga qytetarët e Kavajës në një takim elektoral, ku shoqërohej nga kandidati i së djathtës për këtë bashki, Engjëll Cara.

Mediu tha se vota e shqiptarëve do të jetë vendimtare në këto zgjedhje, ndaj i ftoi ata që të votojnë masivisht, si në vitet e para të zgjedhjeve pas rrëzimit të diktaturës.

“Është koha që në këto zgjedhje t’i themi jo të keqes dhe të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Mediu, ndërsa ftoi banorët e Kavajës të votojnë numrin 13 për Këshillin Bashkiak dhe kandidatin Engjëll Cara.

Top Channel