Milo, takime në Pukë: Zgjidhni njerëzit që mund t’i shërbejnë komunitetit

16/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në Pukë, me anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij.

Ai u foli atyre për programin e PDS-së dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare. 

“E rëndësishme është që ju të zgjidhni njerëzit që janë për ju, që janë mbi të gjitha shërbëtorë të komunitetit, të mos e përdorin pushtetin vendor për të marrë të mira materiale dhe për të krijuar favore për veten. Ta shikojnë pushtetin vendor si një instrument të natyrshëm të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve. Kjo është cilësia e qeverisjes që ne ofrojmë si alternativë e Aleancës së Shqipërisë Evropiane”, tha Milo.

Top Channel