Incidenti në Paskuqan, Gjici: Protagonistë, aktivistët e PD-së

16/06/2015 00:00

Pas incidentit në Paskuqan, përmes një njoftimi për median, reagoi kandidati i majtë, Safet Gjici. “Në panik nga humbja e zgjedhjeve më 21 Qershor, i dënuari me vendim gjykate për vjedhje të fondeve publike, Xhelal Mziu, ka vrapuar të akuzojë kandidatin e ASHE dhe shtabin e tij për një incident të ndodhur në Paskuqan, ku protagonistë, si gjithmonë, janë aktivistët e PD-së, thotë Gjici.

Kandidati i ASHE dhe shtabi i tij distancohet dhe dënon këtë ngjarje dhe çdo akt tjetër dhune, të cilitdo krah politik.

“Xhelali të marrë përgjegjësitë për sherret që bën me ish-miqtë e tij”, thuhet në njoftim, duke i bërë thirrje të heqë dorë nga provokimet: “Fushata zgjedhore duhet të jetë e qetë dhe të shpalosen programet, pa harruar se koha kur Xhelali mbushte kutitë ka marrë fund”.

Sipas kandidatit të majtë Gjici, “sot në Paskuqan ka pasur një konflikt mes anëtarëve aktualë të PD-së dhe ish-kryetarit të PD-së për Paskuqanin, konflikt që më pas ka degraduar me nxjerrjen e armëve”.

“Fakti që përplaset edhe me ish-drejtues të PD-së të Paskuqanit tregon se Xhelalit i ka humbur qetësia. Theksojmë se asnjë anëtar, simpatizant dhe mbështetës i kandidatit të ASHE, Safet Gjici dhe PS, nuk është i përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftimin e kandidatit të ASHE.

Top Channel