Akuzat për votues fiktivë, KQZ thërret për shpjegime drejtorin e Gjendjes Civile

16/06/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të thërrasë të mërkurën, drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile për të dhënë sqarime mbi denoncimin e bërë nga Partia Demokratike, për atë që opozita konsideron shtim fiktiv të votuesve në Durrës dhe Kavajë.

Partia Demokratike i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nxisë institucionet t’i japin shpejtë përgjigje denoncimit të tyre për regjistrimin, sipas tyre, të votuesve në Bashkinë Durrës dhe Kavajë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kushtet kur denoncimi i demokratëve është duke u hetuar nga Prokuroria, vendosi të thërrasë në seancë dëgjimore drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile.

Për demokratët, janë rreth 2800 votues që janë shtuar në bashkinë bregdetare me kontrata qeraje fiktive, duke dyshuar për ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Top Channel