Sekuestrohet arsenal armësh në Shkodër, një i arrestuar

16/06/2015 00:00

Një arsenal armësh dhe muncionesh u sekuestrua nga policia e Shkodrës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Pjetër Çuni, 61 vjeç, i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje.

Në kuadër të operacionit “Arsenal”, janë sekuestruar 1 mitraloz i lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë njëzetëshe, 1 kallëp tritol, 2 kuti me 20 kapsolla detonatore , 7 krehëra me fishekë dhe 380 fishekë. Armët dhe municionet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ky arsenal armësh do të dërgohet në laboratorin kriminalistik për ekzaminim të mëtejshëm.

Top Channel