Belgjikë, korsi e veçantë për këmbësorët që përdorin celularin

16/06/2015 00:00

Një qytet belg ka gjetur zgjidhjen për problemin e përplasjes mes këmbësorëve në rrugë, gjatë kohës kur ata janë duke përdorur celularin e tyre.

Qyteti Antwerp i ka dhënë përdoruesve të “celularëve të mençur” një korsi të veçantë, në mënyrë që të ecin pa u shqetësuar se mund të përplasen me dikë.

Korsitë janë shënjuar me viza të bardha dhe janë lehtë të dallueshme, ndërsa aty shkruan “korsia për këmbësorë që shkruajnë mesazhe”. 

Kjo ka qenë ide e një dyqani për riparimin e celularëve, të cilët thonë se shumë “celularë të mençur” prishen për shkak të përplasjes së këmëbsorëve.

“Njerëzit ecin në rrugë duke shkruar mesazhe dhe nuk e kanë mendjen çfarë është duke ndodhur rreth tyre. Papritur përplasesh me dikë dhe celulari bie në tokë dhe shkatërrohet, ndërsa në raste më të rënda, mund të rrezikoni edhe jetën tuaj”, është shprehur një përfaqësues i “Mlab” , dyqanit për riparimin e celularëve.
 
Këto korsi janë të përkohshme, por me një marrëveshje me autoritetet, ideatorët po shpresojnë që të bëhen të përheshme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel