“Kumanova”, Shkupi mban “peng” kufomat e kosovarëve

16/06/2015 00:00

Autoritetet në Maqedoni, edhe kur ka kaluar një muaj nga konflikti në Kumanovë, ku në përballjen me forcat policore maqedonase humbën jetën nëntë shtetas kosovarë, ende nuk i kanë dorëzuar mjekësisë ligjore të Kosovës raportin e autopsisë.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se për ta përfunduar raportin e tyre të autopsisë, maqedonasve u intereson më shumë kohë, ngaqë ekspertët vendorë kufomat e rastit të Kumanovës i kanë marrë 10 ditë pas ngjarjes.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala e ka vlerësuar si të çuditshme vonesën e palës maqedonase për të dorëzuar këtë raport.

Top Channel