Disiplina s’është vetëm njerëzore

16/06/2015 00:00

Në Kinë ka disiplinë! Shembulli më perfekt për të treguar se vërtet ka disiplinë, është një foto e shkrepur nga një akademi policore në vendin e madh aziatik.

Në foto shihen gjashtë qentë e vendosur në radhë me tasin e ushqimit në gojë, gati për të marrë vaktin e tyre. Radha kryesohet nga një labrador, i vetmi me veshët e ulur.

Qentë trajnohen që të vegjël, dhe një zyrtar i lartë i policisë kineze shpjegoi për “People’s Daily” kriteret që kërkohen.

“Një qen i mirë i policisë duhet të përmbushë katër kushte; të jetë i pashëm, të ketë oreks, të jetë guximtar dhe posesiv”, tha ai.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel