Kylie Jenner, seksi në Disneyland

16/06/2015 00:00

Kodi i veshjes për ditëlindjen e dytë të North West, vajzës së Kim Kardashian dhe Kanye West, ishte bardhë ose zi. Prandaj, edhe Kylie Jenner ishte kujdesur që të jetë në rregull me veshjen, duke treguar edhe njëherë format e saj.

I dashuri i saj, reperi Tyga ishte gjithashtu në festë, bashkë me djalin King Cairo që ka mbushur 2-vjeç. Të tre hipën në një varkë të vogël, për të shijuar një ditë në Disneyland. Gjithashtu, ata u shoqëruan nga motra më e madhe e Kylie, Kendall.

Pjesë e festës ishte edhe Kouryney Kardashian me djalin e saj 5-vjeçar Mason dhe vajzën Penelope. Duket se edhe North West po kalonte mirë, pasi gjatë gjithë kohës ishte e qeshur.

Edhe nëna shtatzënë Kim Kardashian kaloi mirë, duke pasur rreth vetes njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj. Ndërkohë, që Kanye West kujdesej për vajzën kur ajo provonte lodrat e Disneyland.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel