Shkelën rregullat e Shengenit, riatdhesohen 44 shqiptarë

16/06/2015 00:00

44 shtetas shqiptarë u riatdhesuan këtë të martë nga autoritetet suedeze, franceze e gjermane për shkelje të rregullave të lëvizjes dhe qëndrimit në hapësirën Shengen.

Rikthimi i këtyre shtetasve shqiptarë u bë falë bashkëpunimit mes vendeve ku kishin shkelur rregullat dhe autoriteteve shqiptare.

Policia njofton se nga 44 të rikthyerit, 31 kishin shkelur afatin e qëndrimit në Suedi, 8 në Gjermani dhe 5 në Francë,

Policia njofton se për të 44 këta shtetas është vendosur një penalizim që u ndalon udhëtimin drejt hapësirës Shengen për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel