Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, aksidentohet Vidal

17/06/2015 00:00

Mesfushori i Juventusit dhe i kombëtares së Kilit në futboll, Arturo Vidal është përfshirë në një aksident të fortë rrugor në vendlindjen e tij.

Vidal është përplasur me automjetin e tij, një Ferrari të kuq. Mediat vendase raportuan se mesfushori po i jepte makinës në gjendje të dehur dhe në tejkalim të normave të shpejtësisë.

Vidal është shoqëruar në qelitë e policisë, ku do të mbahet deri në daljen para gjykatës, ditën e mërkurë.

Vetë lojtari ka konfirmuar aksidentin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht jam përfshirë në një aksident rrugor. Fatmirësisht jemi të gjithë mirë. Faleminderit që u shqetësuat për ne”, shkruan ai.

Top Channel