Duma: Qytetarët janë të papunë, sepse punojnë vetëm 5 miq të kryebashkiakut

17/06/2015 00:00

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 21 Qershorit, kandidatët për kryetarë bashkie kanë intensifikuar takimet e tyre me elektoratin.

Kandidatja e djathtë për Durrësin, Grida Duma ka shpalosur programin e saj me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit. Ajo tha se qytetarët sot janë të papunë, pasi “punojnë vetëm 5 miqtë e kryebashkiakut që kanë marrë peng qytetin”.

“Rrugët elektorale janë shpërdorim dhe dëm i plotë i taksave. Kur nesër ju të vendoseni përballë meje, kur ke vendosur një standard, do të dini se çfarë të thoni dhe çfarë nuk kam mbajtur. Të gjitha këto standarde janë të qarta për të kërkuar llogari. Ka ndaluar gjoja ndërtimet për të shitur ato 4 mijë apartamante që nuk i shiten. Por nuk të shiten zotëri, se e ke bërë qytetin e varfër dhe po e bërë qytetin e varfër, plazhin me ujë me bot, nuk të shiten. Qyteti është bërë i varfër. Deri dje e kishte me ligj që plazhin ta kishte 60% privat dhe 40% publik, kur sot në realitet është 97% privat. Dy ditë përpara, në mbledhjen e këshillit ka miratuar 80% plazh privat dhe 20% publik, e tani del e thotë që do keni plazhin publik…”, tha Duma.

Ajo u shpreh se do të ulë taksat, që të hapë 15 mië vende pune. Po ashtu, do zgjidhë problemin e kanalizimeve dhe ujit të pijshëm, do të investojë në bujqësi dhe zhvillojë pjesën e veriut të bashkisë, me anë të një konkursi ndërkombëtar.

Top Channel