Tiranë, digjet automjeti i një avokati; dyshohet për akt të qëllimshëm

17/06/2015 00:00

Automjeti i avokatit Ferdinand Doja është djegur gjatë orëve të natës, pranë zonës së “Selvisë”, në Tiranë.

Makina është gjetur e shkrumbuar në orët e mëngjesit.

Pas marrjes së sinjalizimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, që mund të lidhet me profesionin e avokatit që Doja ushtron.

Top Channel