Mediu, në Rrashbull: Mazhoranca shpreson tek presioni

17/06/2015 00:00

Banorët e Rrashbullit kanë pritur kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili shoqërohej nga kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, deputeti i PR-së, Agron Duka dhe deputetë të PD-së të Durrësit.

Mediu ka ftuar banorët e kësaj zone të mos bien pre e presionit të mazhorances për blerjen e votave. “Interesi i kësaj mazhorance, tha ai, nuk janë qytetarët, por pushteti”.

“Fakti që na kërcënojnë se do të manipulojnë votën, fakti që mendojnë se mund të blejnë votat tona, kartat e identitetit, tregojnë edhe njëherë që kjo mazhorancë, jo vetëm që nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, por e kundërta. Kërkon të manipulojë e të kontrollojë nëpërmjet varfërisë dhe frikës, prandaj me lirinë tonë ne duhet patjetër të ndërtojmë të ardhmen”, tha Mediu para mbështetësve.

Apeli i kreut të republikanëve për banorët e Rrashbullit ishte i qartë, kur i ftoi ata të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke votuar kandidaten Grida Duma.

Top Channel