“Lazarati”, dërgohet për gjykim dosja për 16 persona

17/06/2015 00:00

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar për gjykim 16 persona të arrestuar gjatë operacionit të qershorit të kaluar në Lazarat. Dosja e dërguar në gjykatë përmban disa akuza, ndër ta ajo “e grupit të strukturuar kriminal”.

Për gjykim janë dërguar: Razip (Gate) Mahmutaj, Arjan Basha, Florjan Shurdhi, Ramadan Basha, Altea Haska, Gurgaz Skënderi, Enrik Skënderi, Englied Aliko, Matjas Bocai, Arbjon Aliko, Alfred Proko, Vandam Mahmtuaj, Klajdi Karemani, Lorenc Bregu, Beqo Brahimi dhe Drini Aliko.

Ky është grupi i parë i personave që dërgohen nga Prokuroria për Krime të Rënda, “në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që ka vepruar në Lazarat”.

16 personat akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal. Ata akuzohen se i kanë kryer këto vepra penale në një kohë të gjatë, por edhe gjatë ndërhyrjes policore për të rivendosur rendin në Lazarat e për të asgjësuar parcelat e mbjella me kanabis sativa.

Top Channel