Idrizi me gratë në Tiranë: PDIU, më shumë femra në pozicione drejtuese

17/06/2015 00:00

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me gratë e kryeqytetit. Ai çmoi rolin dhe kontributin e gruas në shoqërinë shqiptare, duke u zotuar se PDI do të ketë gjithnjë gra në pozicione drejtuese.

“Parlamenti i Shqipërisë ka marrë një vendim, që ne e kemi realizuar më herët. Ligjërisht 50% e këshilltarëve sot janë gra të nderuara. Besoj dhe do të dëshiroja që edhe për deputetë të ishte obligative që një në dy emra të ishte një grua, jo vetëm sepse ne kemi kapacitete të jashtëzakonshme, por kjo do t’I bëjë vetëm mirrë parlamentit dhe vendimmarrjes në Shqipëri”, tha Idrizi.

Kryesuesja e listës shumëemërore për PDIU në Bashkinë e Tiranës, njëherazi kryetare e Forumit të Gruas së PDIU-së, znj. Vjollca Braho kërkoi votën e çdo gruaje të kryeqytetit, për të ngritur zërin për kauzat e mëdha që PDIU përfaqëson.

Top Channel