Golden State shpallet kampion i NBA

17/06/2015 00:00

Golden State Warriors janë kampionët e NBA për sezonin 2014/2015. Skuadra e basketbollit nga Oakland rikthehet të fitojë këtë trofe pas plot 4 dekadash.

Warriors siguruan titullin pas fitores në finalen e gjashtë me Cleveland Cavaliers. Takimi u mbyll 105-97 për “Golden State”.

LeBron James nuk u mjaftoi Cavaliers, të kushtëzuar nga disa dëmtime të rëndësishme, për të përballuar Stephen Curry & Co.

“Është një titull special për mua personalisht pasi kam kaluar shumë probleme për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme. Mund ta konsideroj një përvojë të paharrueshme. Kemi sakrifikuar shumë dhe tani është koha për ta shijuar këtë sukses bashkë me tifozët tanë. Kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit dhe frytet erdhën prandaj asgjë nuk erdhi rastësisht”, tha Curry në përfundim të ndeshjes.

Ky ishte titulli i dytë për Golden State në NBA, pas të parit të siguruar në vitin e largët 1975.

Top Channel