Gjeorgji, tigri sulmon për vdekje një person

17/06/2015 00:00

Ajo së cilës i druheshin autoritetet në Tbilisi, ndodhi. Një nga kafshët e egra të larguara prej Kopshtit Zoologjik gjatë përmbytjeve masive në kryeqytetin gjeorgjian, ka vrarë një njeri.

Bëhet fjalë për një tigër, i cili vazhdon të endet i lirë. Viktima është sulmuar ndërsa po mbushte makinën me benzinë në një pikë karburanti.

E njëjta kafshë ka plagosur edhe 3 persona të tjerë. Deri tani, ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe të policisë kanë mundur të kapin një hipopotam, të cilin e neutralizuan duke përdorur armë me injeksione qetësuese.

Mbi një luan tjetër, një ari dhe një hijenë, ndërkohë, janë përdorur plumba të vërtetë. Ndaj banorëve të kryeqytetit u është bërë thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të shmangin kontaktet me ndonjë prej kafshëve në arrati.

Top Channel