Elbasan, Turku takon banorët në Shushicë dhe Gjergjan

17/06/2015 00:00

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Elbasanit, Ardjan Turku, ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit Shushicë. Ai theksoi se do të bëjë maksimumin për të përmirësuar jetën e këtyre banorëve, kryesisht në projektet infrastrukturore dhe në shërbimet që do të ofrojë Bashkia e Elbasanit.

Turku tha se nuk do të bëjë asnjëherë premtime boshe, por ka garantuar banorët se prioritet i bashkisë në 4 vitet e ardhshme, do të jenë periferia dhe zonat rurale, atje ku dhe nevojat e njerëzve për investime janë emergjente.

Më pas Kandidati Ardjan Turku ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit Gjergjan. Duke folur në këtë takim deputeti i PD, Ridvan Bode, u bëri thirrje banorëve të distancohen nga modeli aktual i qeverisjes së Bashkisë së Elbasanit, nga kreu i saj dhe kandidati për një mandat të tretë Qazim Sejdini.

“Një monark anadollak, që kujton që i ka gjithë njerëzit të vetët dhe duhet të kenë frikë përpara tij. Nuk duhet të qeshë njeri pa lejen e tij, nuk duhet të flasë njeri pa lejen e tij, dhe ai duhet të bëjë vetëm me shenja të komandojë botën”, tha Turku.

Top Channel