Reagon Bashkia e Tiranës: Në zonë, asnjë objekt me status trashëgimie kulturore

17/06/2015 00:00

Pas deklaratave të ministres së Kulturës lidhur me shembjen e një objekti që Ministria thotë se ishte pjesë e pasurisë kulturore, ka reguar Bashkia e Tiranës, e cila thekson se “ethet e fushatës mashtruese të kandidatit të mirëqenies personale kanë zënë së fundimi edhe ministren e Kulturës”.

Lidhur me akuzat për dhënien e lejes se ndërtimit në një vend ku ngrihej një objekt i mbrojtur si pjesë e trashëgimisë kulturore, Bashkia thekson se ajo ka marrë një kërkesë, më 16 qershor të viti të kaluar, për leje zhvillimore ndërtimi në zonën në fjalë, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.

Një nga dokumentet e administruara në dosjen ligjore ka qenë edhe shkresa e datës 28 maj 2014 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme Arta Dollani, në të cilën citohet: Në pronën në fjalë nuk ndodhen objekte me status ‘monument kulture’, ‘zonë historike’ dhe as sipërfaqe me status ‘zonë arkeologjike’ ose ‘zonë e mbrojtur’.

Top Channel