Drogë dhe municione, arrestohen dy persona në Korçë

17/06/2015 00:00

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilëve iu gjetën në banesën e tyre, në fshatin Këmbëthekër, 30 rrënjë kanabis sativa, 600 fishekë model 56 dhe 60 të tjerë model 54.

Në pranga janë vënë Gëzim dhe Indrit Zeqo, përkatësisht 37 dhe 42 vjeç. Policia tha se, ata akuzohen për kultivim bimësh narkotike dhe mbajtje pa leje armësh luftarake.

Top Channel